Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë padyshim një ndër çiftet më të përfolura të Big Brother Vip Albania.

Së fundmi janë parë më të dashuruar se kurrë, duke ndarë puthje e përqafime.


Ndonëse me disa situata tensionuese në lidhjen e tyre në shtëpi, Romeo dhe Heidi duket se kapërcejnë çdo sfidë së bashku.

Të mërkurën, Romeo e mbante afër Heidin duke i dhënë puthje e përqafime të ngrohta.

Kjo vjen pas një mbrëmje tensionuese në prime-in e së martës ku Romeo ishte në mesin e një liste të ngushtë të të nominuarave.

Në listën e të nominuarve ishin konkurrentë mjaft të fortë të këtij sezoni, por Romeo ia doli që të t’i shpëtonte eliminimit.

Romeo është padyshim një nga konkurrentët që i jep dinamikë këtij sezoni. /Telegrafi/