Roma po i përdor videot e transferimeve për ta rritur ndërgjegjësimin rreth fëmijëve të zhdukur
Roma është duke e zhvilluar një fushatë brilante në Twitter duke ndihmuar në gjetjen e fëmijëve që janë lajmëruar si të zhdukur.
Klubi italian ka arritur një bashkëpunim me “National Center of Missing”, “Exploited Children” (NCMEC) dhe me Telefono Azzurro, që të publikojnë fotot e fëmijëve që janë zhdukur në mbarë botën.
Derisa e prezantonin transferimin e Leonardo Spinazzolas nga Juventusi, Giallorossët kanë paralajmëruar se fushatat e tyre do të vazhdojë gjatë gjithë verë.
"Këtë verë AS Roma do të përdorë çdo video të njoftimit të transferimit në mediat sociale për të ndihmuar në ngritjen e vetëdijes në lidhje me kërkimin e fëmijëve të zhdukur globalisht”, thuhet në njoftim.
Duke përdorur faqet e tyre në rrjetet sociale që kanë miliona ndjekës, skuadra italiane është duke bërë të pamundurën që të ndihmojë në gjetjen e fëmijëve të zhdukur.
Ky veprim i Romës është duke u përkrahur shumë nga shoqatat joqeveritare, e që në ditët në vazhdim kësaj iniciative mund t’i bashkohen edhe klubet e tjera të mëdha. /Telegrafi/






























