Site icon Telegrafi

Roma lëshon fitoren nga duart, barazon me Cagliarin (Video)

Roma ka barazuar me rezultat 2-2 në udhëtim me Cagliarin.

Skuadra romake nuk ka arritur të ruaj epërsinë prej dy golave, pasi ka barazuar në ndeshjen e dytë në kampionatin italian, Serie A.

Djelmoshat e Luciano Spallettit u treguan të suksesshëm në udhëtimin e tyre te skuadra e inkuadruar në ligë këtë sezon, Cagliari, por vetëm në gjysmën e ndeshjes, pasi nuk arritën të ruajnë deri në fund epërsinë prej dy golave.

Serinë e golave e hapi sulmuesi argjentinas, Diego Perotti, i cili shënoi në minutën e gjashtë nga pika e bardhë, pasi më parë u pengua në zonë El Shaarawy.

Vazhdimi i pjesës së dytë ishte paksa më i ashpër, ku edhe tregojnë kartonët e verdhë, pasi gjyqtari i ndau katër sosh, teksa gola tjerë nuk pati.

Me të filluar pjesa e dytë, Roma e tregoi përsëri forcën e saj në këtë përballje, pasi shënuan në minutën e 46’ me anë të mesfushorit Kevin Strootman, ku më parë u shërbye nga Edin Dzeko.

Në vazhdimin e takimit, skuadra krijoi disa raste të rrezikshme, ku njëri nga ta rezultoi i suksesshëm, kur Marco Borriello shënoi në minutën e 56-të nga afërsia, pasi më parë një bashkëlojtar i tij kalo bukur dy-tre futbollistë të Romës.

Deri në fund të ndeshjes, Cagliari arriti të shënoj edhe një gol me sulmuesin Marco Sau, i cili shënoi në minutën e 88-të dhe më këtë rezultat u mbyll ndeshja. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NxcoGCEo1AM

https://www.youtube.com/watch?v=8F-5jVpsG1I

https://www.youtube.com/watch?v=TJpaXJvo9Fw

Exit mobile version