LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce Down me një edicion special të frymëzuar në makinat e viteve të 20-ta

Rolls-Royce Down me një edicion special të frymëzuar në makinat e viteve të 20-ta

Vetëm 50 njësi nga ky edicion, do të dalin nga prodhimi

Janë shumë pak prodhues, që janë të specializuar dhe i nxjerrin me sukses edicionet speciale, sikur Rolls-Royce, që është e njohur në këtë drejtim, transmeton Telegrafi.

Tani, si koincidencë me dekadën e re, prodhuesi i makinave luksoze ka bërë të ditur se do ta lansojë Dawn Silver Bullet Colection.

I bazuar në Rolls-Royce Down, ky edicion special është frymëzuar në makinat e viteve të 20-ta, ndërsa përshkruhet se ngjanë me makinat e kohërave të arta të automobilizmit.

Ashtu siç tregon edhe emri, kjo makinë do të jetë e lyer në ngjyrë argjendi, ndërsa nga prodhimi do të dalin vetëm 50 njësi.

Makina që ka vetëm dy ulëse, nuk do të ketë kulm, ndërsa deri më tani është shfaqur vetëm një skicë se si do të duket. /Telegrafi/