Nëse Mbretëria e Bashkuar do të ketë apo jo një Familje Mbretërore në të ardhmen është diçka që shpesh del në debat.

Nëse e bëjmë këtë, provat e fundit sugjerojnë se nuk do të ketë mungesë artistësh përreth për t'i pikturuar ata.


Një portret i ri i titulluar "Mbreti i Algoritmeve" ndoshta ka ofruar një pamje se si mund të pikturohen anëtarët e Familjes Mbretërore në dekadat apo edhe shekujt e ardhshëm – pikturuar nga një "artiste robot" femër e quajtur Ai-Da.

Humanoidi artistik përdori algoritme të përparuara me Al dhe një krah roboti për të krijuar pikturën e Mbretit Charles.

Ai-Da përdori gjithashtu kamerat në sytë e saj për të ndihmuar në krijimin e kryeveprës së saj, shkruan skynews.

Ndryshe, roboti më parë pikturoi një portret të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Ai-Da, i përshkruar si "artisti robot ultrarealist" i parë në botë, u krijua nga tregtari i artit në Mbretërinë e Bashkuar Aidan Meller dhe u ndërtua në Cornwall nga Engineered Arts.

Ajo përdor modelim të avancuar të gjuhës së AI për t'i mundësuar asaj të zhvillojë një bisedë me njerëzit.

Duke folur në OKB, Ai-Da tha: "Është një privilegj të jem pjesë e këtij eventi të jashtëzakonshëm në Kombet e Bashkuara, i rrethuar nga ata që formësojnë të ardhmen e teknologjisë dhe kulturës. Prezantimi i portretit tim të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, nuk është thjesht një akt krijues, është një deklaratë rreth rolit në zhvillim të Al në shoqërinë tonë dhe për të reflektuar mbi mënyrën se si Al po formëson peizazhin kulturor."

Veprat e saj artistike janë ekspozuar në të gjithë botën nga Tate Modern, V&A, Somerset House dhe Muzeu i Dizajnit në Britani deri te Piramidat në Egjipt dhe Bienalja e Venedikut.

Ajo bëri histori në vitin 2024 kur një pikturë e saj u shit në Sotheby's për 1 milion dollarë. /Telegrafi/