Pritshmëritë janë të mëdha që Andy Robertson do të transferohet te Tottenhami si lojtar i lirë në fund të sezonit, megjithatë ekziston një kusht që duhet të plotësohet përpara se mbrojtësi i Liverpool të kalojë në veri të Londrës.

Liverpool njoftoi të enjten në mbrëmje se Robertson, 32 vjeç, do t’i japë fund aventurës së tij nëntëvjeçare në “Anfield” gjatë verës, kur edhe i skadon kontrata aktuale. Sipas Ben Jacobs, klubi anglez nuk ka bërë asnjë përpjekje për rinovim.


Duke shpjeguar arsyet, Jacobs thekson se Robertson ende beson se duhet të jetë titullar, por me ardhjen e Milos Kerkez dhe faktin që trajneri Arne Slot e ka prioritet menjëherë hungarezin, largimi i skocezit duket i pashmangshëm.

Tottenhami ishte shumë pranë transferimit të Robertson gjatë afatit kalimtar të dimrit, por marrëveshja dështoi pasi Liverpool nuk arriti të rikthente Kostas Tsimikas nga huazimi te Roma.

Si klubi ashtu edhe lojtari ishin të hapur për një rikthim të parakohshëm, por kontrata e huazimit nuk përmbante klauzolë rikthimi. Kur Roma nuk arriti të siguronte një zëvendësues të përshtatshëm në kohë, Tsimikas qëndroi në Itali dhe Robertson mbeti në “Anfield”.

Megjithatë, sipas raportimit të fundit nga David Ornstein i The Athletic, Spurs tani janë favoritë të mëdhenj për të siguruar shërbimet e Robertson në tentativën e dytë.

Marrëdhënia mes Liverpool dhe Robertson mbetet shumë e mirë, ndërsa profesionalizmi i tij ka qenë shembullor në pjesën e dytë të sezonit, pavarësisht se transferimi i janarit drejt Tottenhamit dështoi./Telegrafi/

telegrafi sport app