LAJMI I FUNDIT:

Roberti lajmërohet sërish nga konviktet: Rrini në shtëpi, edhe sikur të më lusin nuk dal – nuk dua të rrezikoj familjen

Roberti lajmërohet sërish nga konviktet: Rrini në shtëpi, edhe sikur të më lusin nuk dal – nuk dua të rrezikoj familjen
Foto: Screenshot/InstaStory

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, po e vazhdon karantinimin në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, që pas ardhjes së tij nga Turqia, pak ditë më parë.

Përkundër faktit që në ditët e para shprehu revoltë ndaj kushteve të konviktit, ai mbrëmjen e së premtes kërkoi falje përmes rrjeteve sociale, duke thënë se kushtet e karantinës janë të përballueshme.

I njëjti u lajmërua sërish në Instagram mëngjesin e së shtunës, duke publikuar një sërë videosh në InstaStory drejtuar me falënderime për Qendrën e Studentave dhe profesionistët e mantelit të bardhë, që po iu qëndrojnë afër të gjithë të karantinuarve në konvikte këto ditë.


Robert Berisha në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Përshëndetje nga Prishtina, një pamje të bukur e kemi prej ballkonit të konvikti Nr.8. I përshëndes të gjithë studentët, special ‘Qendrën e Studentëve’ që vullnetarisht po na sjellin ushqim çdo ditë kurrë pa ndalë, edhe normalisht një falënderim shumë i madh shkon edhe për mjekët që vullnetarisht po na ndihmojnë, kurrë pa ndalë”, ka thënë këngëtari Berisha.

Tutje, ai e bëri të ditur qartë se edhe sikur ta lusin nuk do të largohej nga karantina deri sa të vijë koha e duhur, duke mos dashur të rrezikojë asnjë familjar apo dikë tjetër, si dhe iu dha disa këshilla fansave për preventim të infektimit nga virusi COVID-19.

Pas raportimit publik të Robertit, reagon Qendra e Studentëve: Ishte një pakujdesi e vogël, konviktet janë në gjendje të rregullt
Lexo po ashtu Pas raportimit publik të Robertit, reagon Qendra e Studentëve: Ishte një pakujdesi e vogël, konviktet janë në gjendje të rregullt

“Kështu që bëhuni të fortë, rrini nëpër shtëpi, përdorni vitaminë C sa të mundemi edhe mos dilni shumë se besoj që ia dalim. Edhe me më lut nuk dal prej këtu se nuk dua të rrezikoj fëmijën tim, prindërit e mi edhe askënd prej juve deri sa të merren vesh analizat, ju dua shumë. Qao”, ka theksuar tutje këngëtari përgjatë videos.

Robert Berisha në karantinë, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Roberti përndryshe arriti në Prishtinë mëngjesin e së enjtes nga Stambolli, teksa të gjithë udhëtarët që aterojnë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, karantinohen për 14 ditë në konviktet e studentave në kryeqytet, sipas vendimit të institucioneve shtetërore.

Përndryshe numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë të shtunën është raportuar të ketë mbërritur shifrën e 28 personave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Magazina
Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

Magazina
“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Magazina
Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Magazina
Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Magazina
Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta

Videoja virale e Rozana Radit ku thuhet se takohet me dikë në dhomën e dëshirave - del e vërteta

Magazina
Kalo në kategori