LAJMI I FUNDIT:

Robert F. Kennedy Jr. nuk i hiqet emri prej fletëvotimeve, Trump ‘dëmtohet’ në Michigan dhe Wisconsin

Robert F. Kennedy Jr. nuk i hiqet emri prej fletëvotimeve, Trump ‘dëmtohet’ në Michigan dhe Wisconsin

Gjykata e Lartë të martën refuzoi kërkesën e Robert F. Kennedy Jr. për t’ia hequr emrin nga fletët e votimit në shtetet e Michiganit dhe Wisconsinit, shtete kyçe ku votat për fushatën e tij, tashmë të pezulluar, mund të ndikojnë negativisht në mbështetjen për ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Kennedy, i cili u tërhoq nga gara në muajin gusht dhe mbështeti Trumpin, kërkoi urgjentisht prej Gjykatës së Lartë që shtetet t’ia hiqnin emrin nga fletët e votimit. Megjithatë, zyrtarët zgjedhorë të shtetit kundërshtuan, duke theksuar se votimi i hershëm dhe ai nëpërmjet postës në këto shtete tashmë kishte filluar. Me fjalë të tjera, sipas tyre, ishte shumë vonë, shkruan cnn.

Gjykata e Lartë dha vendimin pa shpjegime të mëtejshme, gjë që është e zakonshme për çështjet urgjente. Gjykatësi Neil Gorsuch, pjesë e krahut konservator të gjykatës, kundërshtoi në rastin e Michiganit.


Në një zhvillim të pazakontë, Kennedy i kishte kërkuar më herët Gjykatës së Lartë ta ndihmonte për të futur emrin në fletët e votimit në New York. Pas pezullimit të fushatës së tij, Kennedy fillimisht sugjeroi që votuesit mund të vazhdonin ta mbështesnin atë në shtete më pak konkurruese. Gjykata e Lartë gjithashtu refuzoi atë kërkesë.

Në qendër të çështjes së Kennedyt në Michigan dhe Wisconsin ishte argumenti se shtetet po ia shkelin të drejtat bazuar në Amendamentin e Parë duke e detyruar atë të sugjerojë te votuesit se ende është kandidat.

Michigan njoftoi Gjykatën e Lartë këtë javë se më shumë se 1.5 milion votues tashmë kishin dorëzuar fletët e votimit me emrin e Kennedyit si opsion dhe se rreth 263 mijë banorë të tjerë kishin votuar herët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori