Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka qenë pre e shumë thashethemeve gjatë kësaj jave.

Ai u përfol për një lidhje të re me modelen italiane, Maria Bove, me të cilën u shfaq në rrjetet sociale në një video duke u puthur me të.


Ka qenë vet modelja me prejardhje nga Italia ajo e cila publikoi në InstaStory, ku shihej duke i dhënë një puthje plot afsh këngëtarit shqiptar.

mario1

Mirëpo përkundër aludimeve, dyshja në fjalë nuk janë në një lidhje serioze.

mario2

Burimet e emisionit "Prive" kanë mësuar se gjithçka mes dyshes ka qenë një flirt, dhe se të dy vazhdojnë të jenë beqarë.

Roberti përndryshe vazhdon të jetë beqarë që nga ndarja e tij me këngëtaren Nora Istrefi para dy vitesh.

149210822 782473349059292 3920327754459581563 n

Ish-çifti kanë qenë në një lidhje serioze për 14 vite, në pesë prej të cilave ishin edhe të martuar (që nga shtatori i vitit 2014), por në vitin 2019, ata vendosën që t'i ndajnë rrugët. /Telegrafi/

robi