Robbie Williams u detyrua të ndalonte një koncert vetëm me disa këngë për shkak të lodhjes nga COVID-i.

Ish- frontmeni i “Take That” po performonte në festivalin e muzikës Pinkpop në Holandë të shtunën.


Por përpara se të këndonte këngën e tij “Monsoon”, 49-vjeçari i kërkoi grupit të tij të ndalonte.

72286243 12209825 image a 14 1687163188097 Foto: YouTube

“Jo, ndalo ndalo. Nuk jam mirë. Nuk jam mirë”, tha ai.

“Është një COVID i gjatë, jam gjatë me COVID. Nuk është për shkak të moshës”, theksoi ndër tjera artisti.

Screenshot 1 91 Foto: YouTube

Pas një pushimi të shpejtë, Robbie filloi përsëri dhe performoi 16 hite të tjera duke përfshirë: “Rock DJ”, “Kids” dhe “Angels”.

Robbie ka qenë i prekur me COVID -19 dy herë - në prill 2020, kur ishte në shtëpi në Los Angeles dhe në janar 2021, ndërsa ishte me pushime në ishullin e Karaibeve të St Barts me gruan Ayda dhe katër fëmijët e tyre.

Screenshot 2 76 Foto: YouTube

Ai u tha fansave në vitin 2020 se: "Shëndeti mendor ka qenë pjesa më e vështirë për izolimin”. /Telegrafi/