Robbie Williams e kishte braktisur disa herë bashkëshorten para se të martoheshin

Këngëtari anglez, Robbie Williams, ka qenë një zemërthyes para se të vendoste të martohej me Ayda Field.
Pasi insistoi se nuk dëshironte martesë ose të ketë fëmijë, 46 vjeçari e kishte braktisur bashkëshorten e tij, derisa vendosi që përfundimisht të martohej me të, shkruan Mirror.
Edhe pse një gjë e tillë kishte ndodhur për një kohë shumë të gjatë, ish-anëtari i jurisë së 'X Factor' iu bashkua sërish, pasi Alyda e dashuronte tej mase.
Duke folur për ndarjet e shumta, Ayda kishte treguar në The Times se sa shumë kishte bërë për të.
“Unë isha e dashuruar në të. Ai i ishte i ëmbël, i bukur, qesharak dhe i mrekullueshëm. Ai kishte zemrën time. Ai ishte shpirti im binjak”.
“Ai thoshte: Ne kurrë nuk do të martohemi, unë nuk do të kem asnjëherë fëmijë. Ne qeshim më këtë tani”, ka treguar gruaja e këngëtarit.

Çifti i njohur janë njohur në vitin 2006, ndërsa tani kanë katër fëmijë bashkë, Teddy, Charlie, Coco dhe Beau. /Telegrafi/



























































