Robbie Williams, Aida Garifullina dhe Ronaldo kujdesen për atmosferën në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror

Më 14 qershor, vetëm pak kohë para se të fillojë ndeshja ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite që do të shënojë fillimin e Kampionatit Botëror, tre yje ndërkombëtare do të kujdesën për të ngritur atmosferën në Luzhniki Stadium të Moskës.
Ikona globale e muzikës, Robbie Williams, do ta argëtojë publikun dhe miliona shikuesit anembanë botës, së bashku me sopranon ruse, Aida Garifullina, e cila do t'i bashkëngjitet në skenë.

Lavdia e futbollit do të prezantohet nga dy herë fituesi i Kupës së Botës, legjenda braziliane, Ronaldo.
"Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar që do të kthehem në Rusi për një performancë aq unike".

"Kam bërë shumë gjatë karrierës time dhe hapja e Kampionatit Botëror, para 80.000 tifozëve të futbollit në stadium dhe shumë miliona të tjerëve (që shikojnë) nga e gjithë bota, është një ëndërr e fëmijërisë".
"Duam t'i ftojmë tifozët futbollit dhe fansat e muzikës që të argëtohen me ne në Rusi, në stadium ose t'ia lëshojnë zërin televizorit pakëz më herët për një koncert të paharrueshëm", ka thënë Williams.

Ceremonia hapëse e edicionit të sivjetmë të Kampionatit Botëror do të dallojë nga edicionet e kaluara, pasi kësaj radhe do të përqendrohet në performancat muzikore dhe koncerti do të zhvillohet vetëm gjysmë ore para fillimit të ndeshjes. /Telegrafi/













































