RMV: Situata me Covid-19 në vitin 2022 është stabilizuar pjesërisht, qarkullimi i virusit duhet monitoruar

illimi i vitit 2022 nisi me rreth 5.000 raste aktive të koronavirusit në vend dhe me dominimin e llojit omikron, të cilin ekspertët e shëndetësisë e cilësuan si një lloj më të dobët se të mëparshmit. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se deri në mars të vitit 2022, gati 90 për qind e popullsisë së botës do të ketë antitrupa kundër KOVID-19, qoftë nga një vaksinë apo sëmundje e kaluar.
Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shkup, dr. Ane Johansen, në një deklaratë për MIA-n thotë se përkundër faktit se në vitin 2022 gjendja me KOVID-19 është stabilizuar, megjithatë çdo herë është raportuar një numër i papranueshëm i infeksioneve dhe vdekjeve. Shtoi se grupet kryesore të izoluara të njerëzve mbeten pa imunitet dhe virusi po qarkullon në nivele aq të larta për kërcënimin e variantit tjetër problematik të jetë gjithnjë më i pranishëm.
Fillimi i tremujorit të dytë të vitit 2022 solli lehtësimin e masave për mbrojtjen nga virusi, pothuajse në të gjithë botën. Në vend, në fillim të muajit prill, një pjesë e madhe e masave u hoqën dhe mbajtja e detyrueshme e maskës në objektet shëndetësore, farmacitë, transportin publik dhe ambientet e kujdestarisë mbeti e vlefshme.
Gjatë periudhës së verës është vërejtur një rënie globale e rasteve të reja me KOVID-19 dhe situata në vend ka qenë e qëndrueshme. Në muajt e fundit të vitit 2022 është vërejtur rritje e rasteve të reja.
“Në rajonin evropian, duke llogaritur nga 14 dhjetori, numri i rasteve ka kaluar në 268 milionë që nga fillimi i pandemisë. Fakti që mbi 2.1 milionë njerëz kanë vdekur nga KOVID-19 është zhgënjyes. Në javën menjëherë përpara 11 dhjetorit, rajoni evropian ishte përgjegjës për 29 për qind të rasteve të reja në nivel global dhe për 26 për qind të vdekjeve të reja, përsëri në nivel global”, thotë dr. Johansen.
Rritja e numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital, sipas dr. Johansen, me siguri i detyrohet kombinimit të disa faktorëve, duke përfshirë motin e ftohtë dhe festimet në grupe sezonale që janë tipike për fundvitin.
Muaji i fundit i vitit 2022 gjithashtu shënoi një rritje të numrit të rasteve të gripit sezonal, duke çuar në një rritje të rasteve pozitive tek pacientët e shtruar në spital me infeksione të rënda akute të frymëmarrjes.
Me bashkëqarkullimin e KOVID-19 dhe gripit sezonal, shëndeti i grupeve të rrezikuara të popullsisë – duke përfshirë të moshuarit, personat me imunitet të dobët, gratë shtatzëna dhe të porsalindurit – është në rrezik të shtuar.
Për pritshmëritë në vitin e ri 2023, thotë se nuk mund të thuhet me siguri se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Megjithatë, sipas saj, këto valë të ardhshme të infektimit nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht valë të ardhshme vdekjesh, pasi siç thotë ajo, kanë mjete që parandalojnë infektimin dhe formën e rëndë të sëmundjes.
Përfaqësuesja e OBSH-së në Shkup apelon shtetet që të rifillojnë përpjekjet për zbutjen e situatës dhe të jenë të gatshme t’i përgjigjen barrës së shtuar në sistemet e tyre shëndetësore.
Deri më 25 dhjetor të vitit 2022, në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar gjithsej 875.972 persona me të paktën një dozë të vaksinës kundër KOVID-19 në vend dhe jashtë saj. Gjithsej 857,053 persona janë vaksinuar plotësisht me dy doza.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës