RMV: Parregullsitë dhe keqpërdorimet në klinika, askush nuk merr hapin për të kërkuar përgjegjësi ligjore
Dhjetëra parregullsitë e konstatuara nga Fondi Shëndetësor pas kontrolleve të jashtëzakonshme financiare në gjithsej 33 klinika mund të përfundojnë thjeshtë në letra, pa dhënë përgjegjësi ligjore askush. Deri tani, asnjë institucioni të hetuesisë nuk i kanë bërë përshtypje gjetjet e këtyre raporteve, e as institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë, nuk i ka denoncuar këto shkelje.
Edhe atë, sipas raportit, ish-drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova vetëm në 9 muajt e para të vitit të kaluar për kujdestari kishte marrë gjithsej 23,300 euro ndërsa sipas listës së evidencës, asaj i takonin 8,900 euro, që janë 14,400 euro më pak se sa që i ka marrë. Para për kujdestari edhe pse ka qenë në udhëtime zyrtare dhe ditë pushimi, kishte marrë edhe drejtorja e Institutit për Radiologji, Gordana Antulevska Belçeska. Më shumë para në kontot e të punësuarve mjekësor kanë shkuar edhe për shkak të përllogaritjes së gabueshme të koeficientit të pagës, edhe atë, ka pasur drejtorë që kanë marrë nga 28 mijë denarë më shumë për shkak të koeficientit të fryrë.
Në këtë listë hyjnë drejtori mjekësor i reumatologjisë, Bashkim Osmani, drejtori organizativ i Reumatologjisë, Hisen Ameti, drejtori organizativ i Psikiatrisë, Lubisa Novotni, drejtori organizativ i Hematologjisë, Flutim Kadriu si dhe drejtori organizativ i Klinikës për Fëmijë, Alajdin Memedi. Përderisa sipas raportit, asnjëra prej 33 klinikave nuk ka rezultuar tërësisht e pastër, nga Prokuroria Publike në Shkup nuk po hetojnë shkelje të mundshme ligjore, thonë se deri te ata, nuk ka arritur një denoncim i tillë.
“Nga kontrolli në sistemin elektronik të Prokurorisë Publike nuk ekziston lëndë me këto të dhëna që pyesni ju. Ju drejtojmë në institucionin kompetent që ka kryer kontroll në objektet mjekësore që i përmendni për të kontrolluar nëse gjatë kontrolleve janë konstatuar dyshime për vepër penale dhe nëse eventualisht është raportuar në prokurorinë kompetente. Nëse na jepni informacione se kur është paraqitur një kallëzim penal, ndaj cilit persona dhe në cilën prokurori publike, ne mund të kontrollojmë statusin e rastit konkret”, thonë nga Prokuroria Publike.
Meqë Prokuroria ka vendosur të mos veprojë sipas detyrës zyrtare pas indicieve publike, pyetëm në Ministrinë e Shëndetësisë në qoftë se ata kanë iniciuar procedurë për këtë, mesa duket, edhe nga Shëndetësia nuk janë të interesuar që dikush të përgjigjet për shkelje të mundshme ligjore.
“Deri më tani, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë nuk ka të iniciuar procedura ligjore në bazë të raporteve të përmendura”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër nga Komisioni Antikorrupsion na thanë se kanë hapur lëndë për ish-drejtoren e Klinikës për Fëmijë, Aspazija Sofijanova ndërkaq për shkeljet tjera të mundshme, potencojnë se ministri i Shëndetësisë është i detyruar të njoftojë prokurorinë kompetente për këtë./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDenisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë