Riza Durmishi: 2018 – viti më i keq në karrierën time, kam luajtur me ndihmën e barnave kundër dhimbjes
Mbrojtësi i krahut te Lazio, Riza Durmishi, ka pranuar se viti 2018 ka qenë viti më i keq në karrierën e tij.
Futbollisti që e përfaqëson Danimarkën në javën e ardhshme mbush 25 vjet, ndërsa në një intervistë për B.T. Nyheder ka treguar për momentet e vështira që përjetoi në vitin që lamë pas.
“Më duhet të them se 2018 ka qenë viti më i keq në karrierën time. Ana e vetme pozitive ishte kualifikimi i Betisit në Evropë, goli im kundër Sevillas dhe transferimi te Lazio gjatë verës”.
“Lëndimi në shpinë ka qenë me mua që nga koha kur kam luajtur te Brondby. Në fillim, mendoja se vetëm po aktivizohet sërish, por gjatë 2018 u bë aq keq, saqë mu desh të mos luaja në shumë ndeshje dhe për pasojë nuk munda të luaja në Kampionatin Botëror”.
“U transferova te Lazio, luajta disa ndeshje dhe u lëndova sërish, kësaj radhe në bërryl. Ishte faji im, sepse kam luajtur me shpinën e lënduar për një kohë të gjatë duke përdorur analgjetikë (barna kundër dhimbjes)”.
“Tash po e pranoj, ndërsa fizioterapistët dhe stafi mjekësor te Betisi dhe ekipi kombëtar i Danimarkës, e dinë. U përpoqa të bëja gjithçka për të qenë i gatshëm për Kampionatin Botëror”.
“Nuk është diçka e re, sepse në vitin 2016 kam injektuar analgjetikë në gjurin tim për të luajtur ndaj Polonisë, pastaj sërish pas tri ditësh për t’u përballur me Malin e Zi. Të gjithë të angazhuarit te përfaqësuesja e dinë se çfarë kam bërë që të jem në Kampionatin Botëror”.
“Pata një rënie pas ndeshjes sime të parë me Betisin dhe fatmirësisht, babai im ishte me mua. Më thanë se kam marrë shumë injeksione me analgjetikë dhe nuk luajta për afro një muaj. U ktheva shumë herët dhe nuk u shërova si duhej, e dija se ishte një gabim, por kur je ri dhe gjithçka është për t’u marrë, nuk dëshiron që të mbetesh prapa”.
“Sapo kam vizituar një specialist në Sevilla për t’i zgjidhur gjërat një herë e përgjithmonë. Shpresoj që më në fund ta zgjidh problemin me shpinën që më ka shkaktuar telashe gjatë dy viteve”.
“Nuk marr më analgjetikë dhe nuk shqetësohem për të thënë se 2019 do të jetë viti im”, ka deklaruar Durmishi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze