Marcus Tanner, redaktor i Balkan Insight dhe autor i “Mbretëresha e Maleve të Shqipërisë, Edith Durham dhe ballkanasit” ka bërë një analizë të situatës së fundit, që kanë të bëjnë me shtetet e Ballkanit, gjegjësisht mundësisë së “rivizatimit” të kufijve të këtij rajoni.
Ai kryesisht është marrë me një tezë të ngritur nga Timothy Less, drejtor i Nova Europa, një konsulencë e riskut politik, si edhe ish-diplomat britanik në Ballkan.
Ai përsëri ka dalë me tezën e tij se zgjidhja më e qëndrueshme në Ballkan është krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, “Serbisë së Madhe” dhe “Kroacisë së Madhe”, përcjell Telegrafi.
Më poshtë ua sjellim analizën e plotë të Tanner, të publikuar nga BIRN:
Diagnoza e Timothy Less për krizën në Bosnje mund të jetë e saktë, por zgjidhja e tij për problemin është shumë jopraktike.
Një nga shprehjet që të mbeten më shumë në kujtesë nga Donald Trump – rreth vendimit të SHBA për të pushtuar Irakun, e përngjason atë me “hedhjen e gurëve në një zgjua bletësh”.
Duke gjykuar nga reagimi ndaj artikullit të Timothy Less në Balkan Insight rreth ndryshimit të kufijve në Ballkan, ai gjithashtu është fajtor për hedhjen e gurëve ndaj një zgjoi bletësh.
Për të thënë të drejtën, askush nuk ka vdekur si rezultat i stilit të shkrimit – por kjo qartazi ka krijuar një reagim të zemëruar.
Shumica e atyre që iu përgjigjën artikullit të tij kanë qenë padyshim armiqësor, duke e akuzuar Less se po ushqen të njëjtat pasione si njerëzit me tru në kokë janë përpjekur t’i shtypin për çerek-shekullin e fundit.
Në thelb, ai thotë se shtetet multi-etnike në Ballkan kanë dështuar ose janë në dështim dhe propozon rishqyrtim të kufijve shtetërorë për të krijuar entitete më homogjene etnikisht, që ai thotë se do të jenë më të qëndrueshme.
Less nuk shprehet se shtetet multi-etnike nuk mund të funksionojnë, por thotë se ato nuk mund të funksionojnë në Ballkan sepse kontrollet dhe balancat e nevojshme të projektuara për të mbajtur minoritetet të lumtur ose mungojnë ose nuk funksionojnë në atë mjedis.
Nuk është çudi që fjalët e tij kanë shkaktuar një tmerr të tillë; ato qartazi shkojnë kundër mendimit modern perëndimor që e mban “diversitetin” si një ideal që duhet ruajtur.
Shumica e politikanëve perëndimorë, përveç atyre të së djathtës ekstreme, të paktën e përmendin me fjalë boshe multi-etninë si një aset – dhe qortojnë kundërshtarët më të zëshëm të tij si racistë.
Hija e Gjermanisë Naziste dhe e një nxitjeje të Hitlerit për të krijuar një super-shtet me etni të pastër varet mbi të gjithë debatin rreth etnisë, ndaj për këtë arsye shumë njerëz e shohin si toksik.
Një arsye përse shumë intelektualë perëndimorë iu referuan luftës së Bosnjës për pavarësi me simpati të tillë – dhe panë luftën Kroate për pavarësi me aq ftohtësi – është pikërisht sepse synimi i një Bosnje multi-etnike dukej më i përshtatur me kohën.
Përkundrazi, synimi i shumë kroatëve, krijimi i një shteti të stilit të vjetër etnik, nuk ishte.
Kur Less e quan Bosnjën një dështim, ai jo vetëm kritikon një vend Ballkanas, ai sulmon një ide shumë të mbështetur që shumë njerëz janë të dëshpëruar ta ruajnë.
Megjithatë, thjesht se diagnoza e tij i bën njerëzit të mos ndihen mirë nuk do të thotë se ka arsye për ta hedhur atë poshtë.
Është e vështirë të shpërfillet fakti se boshnjakët – vazhdimisht – kanë votuar për të njëjtat parti të vjetra nacionaliste, jo për alternativat që supozohen si civile, joetnike.
Për sa kohë mund të përshkruhet kjo si neo-Marksiste si rezultat i ndërgjegjes së rreme dhe iluzionit masiv? Për sa kohë mund të vazhdojmë ta quajmë këtë rezultat të “manipulimit”?
Ndoshta është koha të pranojmë se këto janë politika, rregulla dhe politikanë që shumica e njerëzve në Bosnje duan, jo se ata janë manipuluar për t’i përqafuar.
Këtu unë – personalisht – do të ndahesha nga Less jo në diagnozën e tij për situatën në Bosnje, por me zgjidhjen e tij.
Less mund të ketë zemëruar perëndimorët liberalë me idenë e tij për shtetet etnike, por ai është shumë pjesë e rrymës tradicionale që mendojnë se çdo problem ka një zgjidhje.
E vetmja diferencë e vërtetë midis Less dhe kritikëve të tij është se ata mendojnë se problemet e Bosnjës mund të kurohen nga një aspirinë metaforike, ndërsa ai do të ndërmarrë një operacion radikal dhe një gjymtim.
Por ka edhe një alternativë tjetër, që është të pranohet se disa sëmundje kronike mund të tolerohen në vend që të kurohen nga metoda akoma më drastike. Në fjalë të tjera, dështim ose jo, Bosnja duhet lënë ashtu siç është, jo të rikonfigurohet – akoma jo – nga të jashtëm dashamirës.
“Dështimi” i Bosnjës në çdo rast është shumë relativ. Nuk është një shtet plotësisht i dështuar, në mjerim dhe me shifra të mëdha emigrantësh apo terrorizëm.
Ekonomia e vendit është në gjendje më të mirë sesa politika e tij. Këtë vit parashikimi i normës së zhvillimit është mbi mesataren e BE-së. Turizmi po lulëzon. Krimi është i ulët. Kantoni i Sarajevës, njësia më e populluar në qeverisjen lokale pa vetëm katër vrasje në 2015. Çikago pa 468.
Bosnja jo vetëm që nuk dëmton fqinjët e saj, por thjesht duke ekzistuar, i shërben të gjithë rajonit duke mbajtur larg dy protagonistë historikë, Serbinë dhe Kroacinë.
Sa për zhbërjen e Bosnjës dhe rikonfigurimin e kufijve të saj në linja etnike, kjo nuk do të ishte një çështje vendore.
Një zhvillim i tillë dramatik do të shkaktonte valë tronditjeje në të gjithë Europën. Hera e fundit kur Europa Perëndimore pa krijimin e kufijve të rinj ishte në 1922, kur lindi Shteti i Lirë Irlandez.
Hera e fundit kur kufijtë u ndryshuan në Europën Lindore ishte pas kataklizmit të Luftës së Dytë Botërore në 1945.
Është e vërtetë se lindën shtete të reja në Europën Lindore në vitet 1990 si rezultat i kolapsit të Bashkimit Sovjetik, Jugosllavisë dhe Çekosllovakisë.
Por kufijtë në këto shtete të reja të gjitha ndjekin kufij të vjetër të brendshëm të entiteteve ekzistuese. Ato janë kufij të ri ndërkombëtarë – por jo kufij të rinj në vetvete. Kufijtë e Letonisë moderne ndoqën shembujt e kufijve të vjetër të Letonisë Sovjetike dhe kështu me radhë.
Europa mbetet shumë këmbëngulëse ndaj idesë që kufijtë të ribëhen për të reflektuar parime etnike, që është një nga arsyet përse aneksimi i Krimesë nga Rusia shihet kaq ofensiv.
Duke gjithashtu si shumë e papërfytyrueshme që fuqi të mëdha në Europë të lejojnë lënien mënjanë të këtij parimi tani, thjesht prej serbëve dhe kroatëve të pakënaqur në Bosnje.
Pakënaqësia e tyre e dukshme, e njohur dhe mund të mbajë Bosnjën në tension për vitet e ardhshme – por atyre me gjasa do t’u duhet ta pranojnë atë gjithsesi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit