Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 2 po vazhdojnë të shoqërohen akoma me njëri-tjetrin.

Disa prej tyre kanë ruajtur kontakte të mira edhe pas mbarimit, e disa as nuk flasin më.


Një paraqitje surprizë së fundmi kanë bërë dy bukuroshet e këtij edicioni, Kader Kicaj dhe Santiana Maloku.

Screenshot 12 17 Foto: Screenshot/Instagram

Ato kanë qenë rivale të mëdha në BBVK 2, por që tani janë parë bashkë, duke u argëtuar në një pishinë.

Veç tyre, shihen edhe: Lumbardh Salihu, Vesa Vllasaliu, Adri Rrogaqi e Iliriana Sadriu.

Screenshot 20 17 Foto: Screenshot/Instagram

Në këtë edicion të dytë pati shumë përplasje ndërmjet konkurrentëve, ku shpesh edhe dolën jashtë kontrollit.

Fitues u shpall Lumbardhi, gjersa në vend të dytë u rendit Blerando. /Telegrafi/

Screenshot 21 12 Foto: Screenshot/Instagram