LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Belgjika thyen rregullat e karantinimit, ikë nga policia me skuter dhe përplaset në furgonin e zyrtarëve policor – humb jetën

I riu nga Belgjika thyen rregullat e karantinimit, ikë nga policia me skuter dhe përplaset në furgonin e zyrtarëve policor – humb jetën

Gjatë vikendit të kaluar në Bruksel është krijuar një situatë e tensionuar pas vdekjes së një 19-vjeçari.

I riu i identifikuar vetëm si Adil, kishte thyer rregullat e karantinimit. E derisa po shëtiste me skuter, policia është munduar ta ndalë, por Adili ka ikur prej tyre, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, aty u alarmuan shumë patrulla që ishin në terren dhe kështu duke ikur është përplasur në një furgon të policisë, duke mbetur i vdekur në vend të ngjarjes.

E ky rast ka shkaktuar reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët pavarësisht se u ndalohej të organizonin tubime publike, kishin dalë në masë për të protestuar kundër aksionit të policisë.

Gjatë protestës policia ka arrestuar 43 persona dhe ka arritur të shpërndajë turmën që ishin të dhunshëm.

“Nuk kemi ndërhyrë menjëherë, kemi ndërmarrë masat e duhura sapo pamë që masa po bëhej e dhunshme dhe mbanin gurë në dorë. Të gjithë ata që kanë dalë në rrugë dhe kanë hedhur gurë ,nuk e kanë bërë për t’u solidarizuar me familjen e Adilit”, ka deklaruar shefi i policisë, Patrik Evenpul, derisa familjarët e Adilit u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë gjakftohtë.

Belgjika i është nënshtruar masave të rrepta të karantinimit që nga 14 marsi. Kufijtë e këtij vendi janë mbyllur, kurse banorëve u mundësohet të lëvizin vetëm brenda vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori