Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ndodhet në Australi.

Ajo ka shkuar atje për spektaklin e talenteve të reja, “The Voice Australia”, ku për të tretin vit radhazi do të jetë trajnerë.


Rita e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan shpesh me ndjekësit fotografi dhe video nga jeta e saj e përditshme.

350511261 298488809179818 5585219594081254348 n

Së fundmi, 32-vjeçarja ka publikuar një sërë fotografish në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mes të tjerash u shfaq duke pozuar edhe me flamurin shumëngjyrësh.

Ajo e shfrytëzoi rastin që t’ua urojë ndjekësve të saj muajin qershor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit me komunitetin LGBT+.

350608470 1066975604276241 8637423416045089890 n

“Gëzuar muajin e Krenarisë. Këtë muaj ne festojmë dashurinë dhe pranimin, komuniteti LGBTQIA+ më ka mësuar shumë gjatë këtyre viteve, ata mbështesin njëri-tjetrin dhe përhapin mesazhe pranimi, tolerance dhe fuqie gjatë gjithë vitit. Të gjithë thonë DASHURI”, ka shkruar këngëtarja me origjinë nga Kosova në Instagram.

Rita përndryshe po përgatitet që në korrik të publikojë albumin e saj të tretë në karrierë, “You & I”. /Telegrafi/

350727710 261520023215167 6418999064172236419 n

350609874 213273738194652 1021460325490596072 n

350684757 800580857915214 2378893544600232964 n