Rita Ora tregon trupin e mrekullueshëm në bikini duke publikuar një video nga sauna

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, më datë 14 korrik ka lajmëruar se do të publikojë albumin e saj më të ri, “You & I”.
Ajo ka publikuar tashmë dy nga këngët e albumit, “You Only Love Me” dhe “Praising You” të cilin e publikoi në bashkëpunim me FatBoy Slim pak ditë më parë.
Rita ka qenë e zënë gjatë gjithë këtyre ditëve duke promovuar këngën e saj më të re, gjersa ka gjetur pak kohë për pushim gjatë fundjavës.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok një video, ku mund të shihet teksa kryen një nga rutinat e saj të fundjavës pas një dite të ngjeshur me angazhime.

Videon ajo e nis duke treguar trupin e saj të mrekullueshëm me bikini në një suanë, teksa më pas bën dush, lan dhëmbët dhe në fund shijon një film në shtratin e saj.
Rita përndryshe ka bërë të ditur se ky album është shumë personal për të dhe ia dedikon vetes dhe bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Kjo është dhe arsyeja pse 32-vjeçarja e ka titulluar albumin “You & I” që në shqip do të thotë “Ti dhe unë”. /Telegrafi/

























































