Rita Ora tregoi anën e saj gazmore teksa kërcente rreth banjës së saj ndërsa pastronte dhëmbët në një TikTok të postuar të mërkurën (4 maj).

Këngëtarja, 31-vjeçe, u argëtua nga tingujt viral të Louis Theroux që u ripërpunuar nga Duke & Jones.


Duke e ndarë postimin me 2.1 milionë ndjekës në platformë, ajo dukej në formë mahnitëse, shkruan DailyMail.

57386665 10781241 image a 87 1651654220120

Në klip, Rita thjesht filloi duke pastruar dhëmbët e saj, përpara se të dëgjonte Louis të fillonte interpretimin e tij të "My Money Don't Jiggle, Jiggle, It Folds".

Më pas, këngëtarja e "Let You Love Me" u zhvendos tek audio, me furçë dhëmbësh ende në dorë, duke treguar lëvizjet e saj zbavitëse.

57386669 10781241 image a 82 1651654165312

Rita dukej se argëtohej duke lëvizur rreth audios, e cila është përdorur në rreth një milion video të TikTok, duke përfshirë të famshëm të tjerë si yjet e Riverdale, Lili Reinhart, Camila Mendes dhe Madelaine Petsch.

Gjyqtarja e “Masked Singer” shihet e veshur në të zeza me flokët kaçurrela të theksuar, teksa mbante edhe një gjerdan, byzylykë si dhe unaza.

57386679 10781241 xcvvc a 83 1651654178253

Kujtojmë që Rita së fundmi shpërtheu në lot teksa foli për betejën e nënës së saj me kancerin e gjirit gjatë episodit të së mërkurës në emisionin hit.

Këngëtarja u emocionua nga historia e konkurrentes Aleisha Gam, teksa foli për betejën me kancerin e nënës së saj.

56819945 10781241 Opening up Rita broke down in tears as she spoke about her mothe m 94 1651654713149

"Mamaja ime po lufton me kancerin për dy vitet e fundit..." u tha trajnerëve Aleisha, 26 vjeç, duke shpjeguar se shpresonte që nëna e saj të mund ta "ndiente dashurinë time" në këngën e saj.

Ndërsa nëna e Ritës, Vera, u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2005, ylli i muzikës foli për këtë vetëm vite më vonë. /Telegrafi/

@ritaora

Visit TikTok to discover videos!