LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën

Rita Ora shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën
Rita Ora (Foto: Getty Images)

Një situatë e vështirë po mbizotëron këto ditë në shtetin e Ukrainës, e cila është në rrezik pushtimi nga shteti rus.

Sulmet e së enjtes kanë qenë kryetemë në të gjitha mediat botërore, teksa të përfshirë në frymën e kësaj krize janë edhe fytyrat e shumta publike.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila këto ditë ndodhet në Itali për Javën e Modës në Milano, shprehu mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës përmes UNICEF-it.


Ajo ndau me ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi të UNICEF UK, ku bëhej thirrja për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve ukrainas të prekur nga kriza e momentit në Ukrainë.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Në përshkrimin e fotografisë së ndarë me 16.1 milionë ndjekësit e saj, interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” shkroi “Ju lutem ndihmoni në linkun në bio”.

“Fëmijët në Ukrainë kanë nevojë për paqe tani”, shkruhej në postimin e shpërndarë nga Rita – prononcim ky që është thënë drejtoresha ekzekutiv e UNICEF-it, Catherine M Russell.

Rita ndodhet në Milano e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori ndërkombëtar Taika Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi në Javën e Modës në Milano (Foto: Reuters)

Dyshja kanë së bashku në Los Angeles para se të arrinin në Milano, gjersa më pas do të largohen sërish në Australi, ku Rita do të vazhdojë punën e saj si trajnerë e “The Voice Australia”. /Telegrafi/

Rita Ora në “The Voice Australia” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Magazina
Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t'u futur në Big Brother VIP Kosova 3

Edona James zbulon dy emrat që kanë nënshkruar kontratën për t'u futur në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Kalo në kategori