Këngëtarja Rita Ora, 33 vjeçe, dukej mahnitëse në daljen e saj teksa veshi një xhaketë të madhe të përshtatshme dhe një kostum të bardhë elegant.

Kompleti i saj shik me të cilin u shfaq në qytet, i pasqyroi figurën e saj të hollë trupore, ndërsa i shtoi disa centimetra shtesë në gjatësi me taka të hapura të përputhshme.


Me flokët e saj të prera shkurt, interpretuesja e hitit "Poison" zgjodhi të kompletojë pamjen e saj me një palë vathë të argjendtë, shkruan DailyMail.

shi1

Këngëtarja gjithashtu kishte vendosur një zinxhir të hollë argjendi dhe një buzëkuq të kuq të shkëlqyeshëm ndërsa dukej vezulluese në daljen e saj në qytet.

Rita u shfaq në New York City me pamje të re të prerjes së flokëve, pasi hoqi dorë nga flokët e gjatë të verdhë për një pamje të re në stilin bob.

shi2

Këngëtarja publikoi disa ftografi të bukura në Instagram ku shfaqej me pamjen e re të prerjes së saj të re duke pozuar përpara kamerës më herët gjatë javës.

Rita falënderoi 16 milion fansat e saj në Instagram për mbështetjen e tyre në këngën e saj më të re "Shape Of Me", e cila është një bashkëpunim me artistin australian-amerikan të muzikës country, Keith Urban.

shi3

Ajo shkroi: "Faleminderit për të gjithë dashurinë për versionin e ri të 'Shape Of Me' me Keith Urban!! Ju e keni bërë këngën edhe më të veçantë dhe unë nuk mendova se kjo ishte e mundur".

Kënga "Shape Of Me" e cila ka dy versione, një me Keith dhe një solo, është pjesë e albumit të tretë të Ritës, "You & I", i cili u publikua në vitin 2023.

shi4

Ndërsa së fundmi, këngëtarja e lindur në Prishtinë publikoi edhe një bashkëpunim të ri me DJ Gryffin, të titulluar "Last Of Us". /Telegrafi/

shi5

shi9

shi6

shi7

shi8