LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shijon kafen e mëngjesit rrugëve të New Yorkut pas një stërvitjeje rraskapitëse në orët e hershme

Rita Ora shijon kafen e mëngjesit rrugëve të New Yorkut pas një stërvitjeje rraskapitëse në orët e hershme

Rita Ora dukej sensacionale të mërkurën teksa shfaqi barkun e saj shumë të tonifikuar me një palë sytjena sportive ngjyrë të zezë në New York City.

Këngëtarja 32 vjeçe, kohët e fundit ka qenë e zënë duke promovuar këngën e saj të re “Praising You”, përpara publikimit të albumit të saj të tretë dhe të shumëpritur “You & I” në korrik të këtij viti.

Por Rita dukej se po merrte pak kohë për veten e saj ndërsa pinte një kafe duke u kthyer në shtëpi nga një klasë e ushtrimeve pilates, shkruan DailyMail.


Ajo dukej mahnitëse, teksa tregonte me krenari fizikun e saj të tonifikuar.

"Takova dikë që më ndryshoi përgjithmonë", Rita Ora tregon se si e njohu bashkëshortin e saj në një moment të vështirë të jetës
Lexo po ashtu "Takova dikë që më ndryshoi përgjithmonë", Rita Ora tregon se si e njohu bashkëshortin e saj në një moment të vështirë të jetës

Rita tregoi rezultatet fenomenale të stërvitjes së saj, duke veshur një palë streçe sportive.

Interpretuesja e hitit “How to be lonely” i shtoi dukjes edhe më tepër shkëlqim me një xhaketë dhe kapele të ngjashme me zinxhir, ndërsa mbante sendet e saj esenciale në një çantë.

Ndonëse i mbuloi sytë me syze dielli, ajo dukej se kishte një makijazh minimal të aplikuar në fytyrë për stërvitjen e saj intensive.

Kjo vjen pak kohë pasi Rita ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një pasqyrë nga prapaskenat e klipit të saj të ri ”Praising You.

Ajo ndau një sërë fotografish me fansat ndërsa festoi publikimin e këngës dhe promovoi albumin e saj të ardhshëm.

Duke pozuar pas një stërvitje rraskapitëse, Rita bashkoi bluzën e vogël me një palë dollakë dhe e mbrojti fytyrën e saj me një kapele në kokë.

Më pas ajo u ofroi ndjekësve të saj një paraqitje të shkurtër të videos së saj të fundit muzikore teksa u ul në karrigen e makijazhit dhe bëhej gati.

Krahas fotografive ajo shkroi: “Ja një përmbledhje e pjesës së parë! Javën time të çmendur të ‘Praising You’! Vazhdoni të mbështesni këngën dhe ta dëgjoni. Është e disponueshme kudo! Unë ju dua”.

Këngëtarja shqiptare pak ditë më parë publikoi këngën e saj të re “Praising You”, një ripërpunim modern i këngës klasike të Fatboy Slim të vitit 1999, “Praise You”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Magazina
Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një klip gazmor të Gjestit

Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një klip gazmor të Gjestit

Magazina
“Ka drejtuar shtëpinë”, Opinionistët komentojnë hyrjen e Gjestit: Po luan me provokim

“Ka drejtuar shtëpinë”, Opinionistët komentojnë hyrjen e Gjestit: Po luan me provokim

Magazina
Kalo në kategori