Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mahnit çdo herë me stilin e saj të veshjes dhe imazhet që poston në rrjetet sociale.

Edhe së fundi, nuk ishte ndryshe, kjo sepse 26-vjeçarja postoi disa fotografi për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram.


Ylli i hitit “Anywhere” u paraqit me një veshje të markës “Miu miu”, që përfshinte tuta sportive me ngjyrë të zeza, qorape të bardha të kombinuara me taka të larta me detaje diamanti, çantë dhe bluzë të tejdukshme po ashtu me detaje nga gurë diamanti.

ritaora 247126963 413402153792370 2473261813672743893 n Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja e njohur kompletoi dukjen me grim të lehtë dhe flokë të valëzuara, teksa u shfaq në formë të mirë dhe me shumë stil.

ritaora 247042538 978744299370721 4123622523298299908 n Foto: Rita Ora/Instagram

Kujtojmë që këtë kohë, Rita ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të ndryshme, ajo së fundi mori pjesë në premierën e filmit “Eternals”, ku u paraqit përkrah partnerit të saj, Taika Waititi.

ritaora 247256553 197079092562418 6964787570418763636 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, pak ditë më parë, Rita hyri në mesin e këngëtare femra më të dëgjuara të shekullit 21, listë në të cilën bëri pjesë e edhe ylli tjetër kosovar i muzikës, Dua Lipa. /Telegrafi/

ritaora 244425789 303304364655738 7005704916516253140 n Foto: Rita Ora/Instagram

ritaora 247131206 403648224649179 6318663672546541481 n Foto: Rita Ora/Instagram