Ka qenë një periudhë e ngarkuar për artisten shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Në fillimi të muajit shtator, ylli i muzikës u rikthyer në Shqipëri për të mbajtur një koncert spektakloar.


Krahas përformancës, Rita gjithashtu vizitoi Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe “Shtëpinë e Ngjyrave” ndërsa u nderua nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin “Naim Frashëri”.

Screenshot 46 Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërsa, pas koncertit në Tiranë, krijuesja e hitit “Ritual” performoi në festivalin “Rock In Rio”.

Të gjitha këto angazhime kanë bërë që së fundmi, Rita t’i kushtoj kohë vetes dhe ushtrimeve fizike.

Screenshot 47 Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka ndarë disa postime me fansat në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet në palestër.

Në veshje sportive me ngjyrë të zeza dhe pa makijazh, artistja me renome ndërkombëtare dukej mahnitëse dhe në formë të mirë fizike.

Screenshot 48 Foto: Rita Ora/Instagram

Ndryshe, kujtojmë që javë më parë 31-vjeçarja kurorëzoi dashurinë me martesë me regjisorin, Taika Waititi në një ceremoni private.

Ndërsa, sa i përket muzikës, këngëtarja ka nisur punën për albumin e ri në të cilin do të përfshihet edhe një bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare me famë botërore, Ava Max. /Telegrafi/

Screenshot 50 Foto: Rita Ora/Instagram