Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon të jetë e komentuar krahas karrierës edhe për paraqitjet e saj, që janë çdo herë unike.

Në një postim të ardhës për miliona fansa në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka sjell disa imazhe të reja, në të cilat u shfaq tejet elegante


Krijuesja e hitit “Your Song” shihet e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë nga marka ‘Fendi’, i cili ia vinte në pah format tërheqëse të trupit.

ritaora 280237131 142569911676409 4513374672668775578 n Foto: Rita Ora/Instagram

Ylli i muzikës për të përshtatu dukej, kombinoi edhe një cantë shumëngjyrëshe, ndërsa flokët natyrale i la të lira mbi supe.

Theksojmë që ylli me prejardhje nga Kosova, së fundmi është bashkuar me grupin e zërave të filmit të animuar “Kung Fu Panda: The Dragon Night”.

ritaora 280134785 2902539936710916 9153448425373460166 n Foto: Rita Ora/Instagram

Sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit është “Follow Me” një bashkëpunim me Sam Feldt.

Ndërkaq, në jetën private artistja po shijon një histori dashurie me regjisorin, Taika Waititi me të cilin u takua në Australi gjatë kohës kur ajo po xhironte "The Voice Australia". /Telegrafi/

ritaora 280178133 532875468248403 7136740397795844229 n Foto: Rita Ora/Instagram