Rita Ora është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare.

Ajo pos angazhimeve koncertale dhe këngëve të reja, po ftohet edhe në talent shoue.


Në fakt, këngëtarja ka qenë vitin e kaluar në jurinë e “Voice of United of Kingdom”.

Por, kësaj radhe hitbërësja “Your Song” ka qenë e ftuar në shoun e zbulimit të talenteve “Voice of Germany”.

Ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram duke i njoftuar fansat për këtë ngjarje.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t'i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/