LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora merr vëmendje me paraqitjen në Sydney teksa po realizon sezonin e ri të “The Voice Australia”

Rita Ora merr vëmendje me paraqitjen në Sydney teksa po realizon sezonin e ri të “The Voice Australia”

Teksa filmon për sezonin më të ri të “The Voice Australia”, ylli i muzikës, Rita Ora ka kaluar kohën e lirë në disa nga baret dhe restorantet më të mira të Sydney.

Dhe ajo ka shërbyer disa pamje të pabesueshme teksa shëtiste në qytetin australian.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, këngëtarja e “Hot Right Now”, 32 vjeçe, tregoi trupin e saj të nxirë dhe të tonifikuar me një veshje në të zeza.


Ajo u pa e veshur me një mini-fund lëkure të zezë mahnitëse bashkë me një bluzë të shkurtër që përputhej në mënyrë të përkryer me çizmet e saj gjithashtu të zeza prej lëkure kauboj deri tek gjuri.

Për t’i dhënë veshjes më shumë shije ajo e kombinoi atë me një pallto të gjatë lëkure të zezë që kishte detaje leshi në jakë dhe kyçet e dorës.

Për aksesorët, gjyqtarja e “The Voice Australia” mbante një palë vathë të mëdhenj argjendi dhe unaza në gishta.

Në pushimin e saj nga xhirimet e konkursit të këngës, Rita ka shijuar eksplorimin e qytetit së bashku me motrën e saj Elenën.

Motrat u fotografuan së fundmi në PE Nation së bashku me bashkëthemeluesen e saj, Pip Edwards.

Edhe pse i pëlqen të eksplorojë qytetin, Rita nuk është e huaj për Sydney dhe ka kaluar shumë kohë atje që kur iu bashkua “The Voice Australia” si trajner në 2021.

Të gjitha lajmet nga Rita Ora
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Ylli i popit e do qytetin aq shumë sa i tha The Daily Telegraph vitin e kaluar se kishte vendosur synimet e saj për të blerë një pronë në Harbor City.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha ajo.

“Moti, plazhi, është një komunitet kaq i bukur. Mund të eci në kafenenë time lokale, të ulem atje dhe të ha mëngjes, supermarketin tim lokal, sapo kam marrë gjërat e mia tani, vendet e mia ku shkoj. Nuk dua të flas shumë herët, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, kishte deklaruar ylli. /Telegrafi/