LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora lë prapa hatërmbetjet me familjen Kardashian, takohet me Kimin në Javën e Modës në Milano

Rita Ora lë prapa hatërmbetjet me familjen Kardashian, takohet me Kimin në Javën e Modës në Milano

Kim Kardashian dhe Rita Ora ishin ndër personazhet e famshëm që kryesuan në listën e mysafirëve special në shfaqjen e Javës së Modës në Milano të enjten pasdite.

Miliarderja 41 vjeçare, u bashkua me ish-të dashurën e vëllait të saj, Rob Kardashian, shqiptaren Rita Ora në eventin e mbushur me yje dhe duket se të dyja kanë mbetur shoqe të mira, pasi pozuan në një fotografi të përbashkët, shkruan DailyMail.

Kim dukej në mënyrë tipike në modë e veshur me një kostum të hirtë frymëzuar nga ish-burri i saj, Kanye, ndërsa kishte edhe një palë nuanca të çuditshme që ishin identike me ato të veshura nga këngëtarja Rita Ora, 31 vjeçe.


Foto: Getty Images

Themeluesja e markës “KKW Beauty” po tregonte mbështetjen e saj për motrën e saj Kendall, 26 vjeçe, e cila ishte një nga modelet në pistën e modës në shfaqjen për prezantimin e koleksionin të ri vjeshtë/dimër të parkës “Prada”.

Kim kishte veshur një kostum të gjelbër, i cili ishte i gjatë deri te qafa në formë rollke.

Foto: Getty Images

Ajo kishte veshur një pallto lëkure në ngjyrë të hirtë sipër këtij kostumi.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, interpretuesja e hitit “Anywhere”, e cila dikur ishte në lidhje me vëllain e Kimit, Rob Kardashian në vitin 2012, dukej po aq elegante e veshur me një xhaketë sportive ngjyrë gri të errët, të kombinuara me një palë pantallona të zeza të gjera me një palë këpucë të çuditshme në taka.

Rita Ora dhe Rob Kardashian në vitin 2012

Ylli, e cila mori pjesë në shfaqjen e “Fendi” me të dashurin e saj Taika Waititi, i kishte lidhur flokët e saj bionden ë stilin e një topuzi, ndërsa kishte zgjedhur për aksesorë disa bizhuteri argjendi.

Ish-kunatat morën pjesë në shfaqje në cilësinë e yjeve ndërsa mbërritën në vendngjarje dhe u ndalën për të bërë një fotografi të përbashkët, të cilën e ndanë me ndjekësit e tyre në Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Unë e dua familjen time ‘Prada’, çfarë shfaqje speciale. Faleminderit për frymëzimin dhe mesazhin për të cilin qëndroni”, shkroi Rita Ora në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Eva Longoria shkëlqen në një fotosesion mahnitës dhe promovon projektin e ri me Disney+

Magazina
Kalo në kategori