Rita Ora së fundmi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore pak ditë më parë publikoi këngën “Follow Me”, një bashkëpunim me DJ Sam Feldet.


Por, tani dyshja kanë sjell edhe videoklipin e këngës së tyre më të re e cila u prit mirë nga fansat që në ditët e para të publikimit.

ritaora 268065047 660875631601217 1161314818899241261 n Foto: Rita Ora/Instagram

Me një klip të veçantë, ylli 31-vjeç dukej tejet atraktive dhe në formë të mirë, teksa u paraqit në disa veshje të ndryshme.

“Videoklipi i “Follow Me” është lansuar!!!! Faleminderit shumë Sam Feldet që më ftove në një këngën kaq të mrekullueshme. Cila është pjesa juaj e preferuar në klip?”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimi në Instagram ku njoftoi publikimin e klipit më të ri.

ritaora 266463408 506603790457235 4236878668072806771 n 1 Foto: Rita Ora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i hitit “Anywhere” aktualisht po shijon romancën me Taika Waitit, dyshja thuhet do të kalojnë festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri së bashku në Australi. /Telegrafi/