Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë këto ditë përurimin e shtëpisë së familjes Sala, e cila ishte një nga familjet e dëmtuara nga tërmetet e 26 nëntorit në Shqipëri.

Për rindërtimin e kësaj shtëpie, buxhetin e ofroi këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.


Të premten, këngëtarja 29-vjeçare vendosi të ndajë me miliona fansat e saj në rrjetet sociale, falënderimet që kishte marrë me rastin e realizimit të një iniciative kaq të bukur.

Ajo ka rishpërndarë postimin e Erion Veliajt ku shihet përurimi i shtëpisë së familjes Sala, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj se ndjen gjithmonë vullnet për të bërë gjëra të mira për vendin e saj.

rita1 4

“Shtëpitë që po ndërtoj me ekipin më në fund po vijnë në jetë! Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për ta bërë këtë realitet, ambasadorja kosovare”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e këtij postimi.

Përurimin e shtëpisë së familjes Sala e ka bërë vajza e tezes së Ritës, Amantina, e cila është banuese në Tiranë.

rita2 4

Rita ndërkohë po vazhdon një sërë aktivitetesh në ShBA dhe Angli, teksa për herë të fundit e vizitoi Kosovën në prill të vitit 2019. /Telegrafi/

r