Ajo nuk heziton asnjëherë të tregojë figurën e saj fenomenale.

Rita Ora shfaqi fizikun e saj të bujshëm në një kopertinë mahnitëse për edicionin e ardhshëm të Revistës LOVE, shkruan DailyMail.


Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçe, dukej fenomenale ndërsa pozonte në mënyrë aktive në plazh.

ritaora 83236092 517489128888161 4860421062086724240 n

Rita ishte një vizion i bukurisë, ndërsa u shfaq e veshur me një fustan shkurtër në shkretëtirë.

Artistja e nominuar më parë për “Brits” i kishte lyer flokët e saj në ngjyrën gështenjë, gjersa gjithashtu i kishte prerë ato në të shkurtra.

ritaora 83688770 219317479088245 6163957471935140817 n

Ajo e kompletoi pamjen me një palë çizme me lëkurë të krokodilit, ndërsa në sy binin edhe aksesorët e saj.

Krijuesja e hitit “Anywhere” vjen këtë radhë në një intervistë për Revistën LOVE për të rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

ritaora 82382304 158028458960881 1962199190139180747 n

Po në një deklarim për këtë revistë, Rita ka treguar se i ka ngrirë të dyja qelizat vezë, për të qenë më e sigurt, për të ardhmen kur ajo planifikon të ketë fëmijë. /Telegrafi/