Rita Ora po ndihej e frymëzuar nga dukja ikonë e Kylie Minogue nga viti 2001.

Ylli i muzikës pop mori pjesë në lansimin e Papa Salt Coastal Gin të Margot Robbie në Sydney, e veshur me një fustan të bardhë me kapelë, i cili ishte i ngjashëm me një paraqitje të Kylie në “Can't Get You Out Of My Head”.


Rita, 32 vjeçare, dukej elegante me fustanin e shkurtër të bardhë teksa mbërriti në ngjarje.

71002343 12085205 image a 228 1684153934489 Foto: Jayden Seyfarth

Ajo mbuloi pjesërisht flokët, të cilët i kishte hequr tërësisht nga fytyra.

Bukuroshja e kompletoi pamjen me një gjerdan argjendi të madh si dhe një hallkë dore të ngjashme.

Këngëtarja po mbante gjërat me një çantë të kuqe dhe zgjodhi në palë taka të bardha.

71002965 12085205 image m 242 1684154906169 Foto: Sony Music

Krijuesja e hitit “What We Do” kishte bërë një grim më të lehtë me një buzëkuq rozë.

Ngjarja u drejtua nga kryeredaktorja e Vogue Australia, Christine Centenera, në barin Maybe Sammy në The Rocks.

71002339 12085205 image a 243 1684154913731 Foto: Jayden Seyfarth

Marka e re australiane e pijeve, e quajtur Papa Salt, e cila u krijua nga Margot Robbie së bashku me bashkëshortin e saj Tom Ackerley.

Çifti i famshëm kanë punuar me miqtë e tyre: Charlie Maas, Josey McNamara dhe Regan Riskas.

71002327 12085205 image a 231 1684154753657 Foto: Jayden Seyfarth

Rita ishte një nga disa të ftuarit e famshëm që morën pjesë në koktej të hënën. /Telegrafi/

71002341 12085205 image a 229 1684154478070 Foto: Jayden Seyfarth

71002331 12085205 image a 236 1684154782216 Foto: Jayden Seyfarth