LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora e nis mëngjesin e së shtunës me stërvitje të rënda në palestër, ndërsa tregon format e theksuara të trupit

Rita Ora e nis mëngjesin e së shtunës me stërvitje të rënda në palestër, ndërsa tregon format e theksuara të trupit

Ajo qëndron në formë dhe e shëndetshme me stërvitjet e saj të rregullta.

Dhe Rita Ora tregoi figurën e saj të tonifikuar të trupit, teksa zhvilloi një tjetër seancë stërvitore rraskapitëse të shtunën në mëngjes, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 31 vjeçee, shfaqi barkun e saj dhe forcën mbresëlënëse në një veshje sportive rozë teksa praktikonte tërheqje për forcën e saj në pjesën e sipërme të trupit.


Ajo kompletoi pamjen e saj sportive me një palë geta të ngushta të zeza për stërvitje dhe atlete të bardha komode për udhëtimin në palestër.

Bukuroshja i kishte lidhur flokët e saj kaçurrele në stilin topuz.

Duke i frymëzuar 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram për fundjavën, Rita shkroi në mbishkrimin e videos: “Të shtune të gëzuar”.

Kjo vjen pasi ylli publikoi klipin e këngës së saj të re “Follow Me” me Sam Feldt të premten, ku këngëtarja u shfaq në stilin e kaubojses.

Në klip, 31-vjeçarja dukej e pabesueshme me çizme lëkure të kuqe të gjata deri në kofshë, një triko të zezë dhe xhaketë me lesh në një nga skenat.

Rita mahniti me dukjen teksa mbante një kapele kaubojsish në kokë, ku këndonte në një nga shkretëtirat e Kalifornisë.

Flokët e saj bionde ishin stiluar në valë të lirshme dhe manikyri i saj ishte i lyer në ngjyrën blu.

Videoja tregon historinë e një çifti të ri që punon në një fermë për të kursyer mjaftueshëm para për të ikur së bashku.

Rita u lajmërua në profilin e saj në Instagram për të njoftuar klipin e ri duke thënë: “Klipi muzikor ‘Follow Me’ ka dalë!”.

“Faleminderit shumë Sam Feldt që kemi bërë një këngë kaq të mrekullueshme. Cila është pjesa juaj e preferuar e klipit?”, pyeti ajo fansat e saj. /Telegrafi/

(Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Sfida e litarëve rikthehet: Banorët të ndarë në tre grupe, qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin

Magazina
Kalo në kategori