Rita Ora iu bashkua festës së irlandezëve të premten, teksa bëri disa postime në Instagram për t’i uruar ndjekësve të saj Ditën e Shën Patrikut.

Krijuesja e një sërë hiteve, 32-vjeçe, tregoi figurën e saj të mahnitshme me një bluzë tërësisht rrjetë.


Duke pozuar pa sytjena, ajo vendosi në mënyrë strategjike dy ‘emoji’ me gjethe tërfili për të ruajtur modestinë e saj.

68861645 11876993 Rita Ora shares a braless snap in a see through mesh top coverin a 63 1679183742230 Foto: Instagram

“Gëzuar Dita e Shën Patrikut të dashurit e mi”, shkroi ajo mbi foton.

E pajisur me një koleksion të byzylykëve me zinxhirë të grumbulluar prej argjendi dhe ari, Rita i shtoi pamjes edhe disa unaza.

Rita nuk ishte e pranishme në festë, pasi ajo në fakt kishte për të performuar në Dubai të premten mbrëma.

68861693 11876993 Stunner The beauty is known for her quirky sense of style and ta a 77 1679183936519 Foto: Instagram

Ajo performoi për natën e hapjes së ‘ZUHA Island by Zaya’, një koleksion me 30 vila ultra luksoze buzë detit në një ishull privat në Dubai.

Dhe postimi vjen pasi ajo iu bashkua listës A të të famshmëve për festën e Vanity Fair pas “Oscars” javën e kaluar në Beverly Hills.

68861869 11876993 image a 76 1679183915380 Foto: Instagram

Artistja shqiptare ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, me të cilin në një moment shkëmbeu edhe puthje në buzë. /Telegrafi/