Kuvendi i Kosovës sot po mban një seancë të jashtëzakonshme ku po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë shmangien e procedurave për shqyrtimin e Projektligjit.


Ai kritikoi qasjen e Qeverisë, gjersa theksoi se veprimet e ekzekutivit po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

“...Edhe kjo është më se e qartë qysh prej fillimit tregohet që të gjitha veprimet Qeveria është duke i ndërmarr që vendin ta çojë në zgjedhje. Nuk ka pas asnjë veprim serioz që vendin me i dhënë stabilitet institucional e politik. Nuk ka rishikim të buxhetit për komunat. Që 26 vjet pas luftës diçka të tillë s’kam pa, as mos pafsha... Kjo është ta blejmë votën e qytetarëve... PDK nuk e mbështet”, tha Hamza.

As Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë mbështetje për shmangie nga procedura /Telegrafi/