Serbët e Kosovës janë të brengosur, pas një riviste të pjesëtarëve të Armatës Kombëtare Shqiptare, të armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë bërë thirrje për mobilizim të anëtarëve të saj, për të “mbrojtur interesat kombëtare”, shkruan sot “Novosti” i Beogradit.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke reaguar nga kësaj paraqitjeje të saj, i tha kësaj gazete se KFOR-i dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ofrojnë garanci se këso dukurish në, siç citohet të ketë thënë ai, krahinën tonë jugore nuk do të ndodhin.
“Do të bisedojmë me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash me përfaqësuesit e KFOR-it, meqë shfaqja e grupeve të tilla të armatosura është e palejueshme”, citon “Novosti Gjuriqin.
Pas disa muajsh, kur sipas medieve në gjuhën shqipe të Kosovës u shfaqën në segmentin e rrugës Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë, pjesëtarë të armatosur të Armatës Kombëtare Shqiptare janë tubuar para disa ditësh në rajonin e Mitrovicës, me ç’rast “komandanti” anonim i kësaj organizate ilegale ka akuzuar “strukturat paralele serbe” në Mitrovicë se po torturojnë shqiptarët dhe se nuk po i lejojnë të kthehen në shtëpitë e veta. Serbët posaçërisht i ka shqetësuar deklarata e njërit nga “liderët”, i cili ka thënë se pjesëtarët e AKSH-së janë të organizuar dhe mirë të stërvitur që “shumë shpejt edhe të mobilizohen”, transmeton Koha.net.
“Komuniteti ndërkombëtar, që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë, duhet me urgjencë të reagojë dhe të ndalë vringëllimat e tilla me armë dhe kërcënimet e shqiptarëve të armatosur. Prandaj i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, para së gjithash KFOR-it, që është përgjegjës për sigurinë në Kosovë e Metohi, që të mos i mbyll më sytë para kërcënimeve të hapura të shqiptarëve dhe të mos tolerojë armatosjen dhe organizimin e tyre me qëllim të shkaktimit të trazirave”, cition “Novosti” kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiqin.
Dhe ndërsa tërheq vërejtjen se rivista e shqiptarëve të armatosur përbën dëshminë se në Kosovë vazhdon të ketë sasi të madhe armesh ilegale, Rakiq përmend shqetësimin shtesë për shkak të thirrjes së pjesëtarëve të kësaj organizate ilegale për mobilizim, që mund të provokojë destabilitet dhe përshkallëzim të dhunës, shkruan kjo gazetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend