Biblioteka “Fan Noli” në Gjilan për disa ditë ishte përballur me prishje të sistemit të ngrohjes, çka kishte krijuar probleme për stafin dhe studentët që i frekuentojnë sallat e leximit.  

Problemi kishte të bënte me dëmtimin e çillerëve, por dëmi tashmë u tha se është rregulluar.


Lajmin për rregullimin e dëmtimeve në ngrohje e konfirmoi për Telegrafin, drejtori i bibliotekës, Qazim Azizi.

“Ju njoftoj se dje (premte) pasdite është rikthyer ngrohja në bibliotekën tonë... Studentët i janë rikthyer sallave”, tha shkurt Azizi.

Ndryshe, Biblioteka e Gjilanit, e cila u transferua në një ndërtesë moderne prej 4,000 metra katrorë në vitin 2017 falë mbështetjes së donatorëve të Bashkimit Evropian.  /Telegrafi/