Artisti i ri nga Kosova, Rinor Kastrati, ka prezantuar për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar projektin e tij më të ri muzikor.

Karakteristikë e realizimit të këngës më të re të DJ dhe Producentit kosovar i cili jeton në Gjermani, Rinor Kastrati, të quajtur "Falling", është se, përveç që ka bashkëpunuar me dyshen më dinamike, me B1uan nga SHBA-ja dhe Oster nga Belgjika, në këtë këngë ka bërë ndërthurjen e muzikës Afro-House dhe Deep House dhe këndohet në dy gjuhë, në anglisht dhe frëngjisht.


Përmbajtja e "Falling" është që të dëgjuesit do të sjellë ngrohtësinë, plazhet me diell dhe vendet më atraktive për të rinjtë, udhëtime emocionale, dashuri, romancë, etj.

340688366 1415709675867234 7900420606199362867 n e1681672875531

Sipas konceptit dhe ritmit të parezistueshëm, “Falling” nuk është vetëm një këngë dashurie, ajo është himni i pistës së vallëzimit, që rininë e mban gjallë gjatë gjithë kohës.

Vlen të theksohet se pas një pauze dyvjeçare, Rinori është rikthyer me këngën në fjalë "Falling" dhe ka premtuar se nuk do të ndalet më. /Telegrafi/