Rina Balaj zgjedh mes Melindës dhe Taynas

Artistja e njohur, Rina Balaj, deri kohëve të fundit ka injoruar të gjitha rep-artistet në tregun shqiptar.
Duke e cilësuar si ndër të parën që ka bërë hip-hop, Rina deri vonë ka pasur ‘diss-a’ kundrejt repereve të tjera.
Bëhet fjalë për Melinda Ademin dhe Tayna-n, për të cilat tani duket se ka ndryshuar mendim, ndërsa ka vetëm mendime pozitive.

Në ‘After Party’ të prezantueses Luana Vjollca, Balaj është vendosur para dy emrave, teksa është dashur të zgjedhë njërën prej tyre.
“Që të dyja”, ka qenë përgjigjja e menjëhershme e këngëtares.

Sidoqoftë kësaj, artistja në një paraqitje televizive nuk e ka mohuar mundësinë për bashkëpunim me Tayna-n.
Ndonëse dikur i kishte konsideruar si rivale, tashmë reperja nga Istogu duket se ka gjetur paqe me to. /Telegrafi/





























































