Themeluesi i kompanisë kroate Rimac Automobili, Mate Rimac, ka zbuluar detaje për të ardhmen e kompanisë duke pranuar se do të ndahet në dy sektorë: njëra do të merret me hiper-vetura, tjetra me zhvillimin e teknologjisë.

“Kampusi Rimac është ëndrra ime e kamotshme dhe do të jetë shtëpia e bizneseve tona. Do të jetë vendi më i mirë për punonjësit tonë, një kompleks për hulumtime në fushën e automobilizmit që nuk do të ketë rrethojë mbrojtëse”, ka thënë Mate, transmeton Telegrafi.


Deri më 2023 pritet të finalizohet projekti i kompleksit të Rimac Automobili që shtrihet në 100.000 m2, dhe brenda saj do të ketë departamente të ndara nga hulumtimi i teknologjisë e deri te ato ku testohen veturat super të shpejta.

Kostoja e ndërtimit kap shumën e mbi 200 milionë eurove dhe nuk do të jetë larg selisë aktuale të kësaj kompanie kroate, që ka arritur të futet në top 5-shen e veturave më të mira sportive. /Telegrafi/

1 30 Kampusi i ri i Rimac do të ndërtohet në Kroaci dhe kosotoja e ndërtimit kap vlerën e mbi 200 milionë eurove

2 17 Dhjetë vite më parë Mate Rimac, filloi punën në një garazh të vogël - sot numëron mbi 1000 punëtorë

3 9 Bugatti-Rimac, mishërim i klasikes dhe modernes

4 8 Rimac ka një grup aksionarësh, duke filluar nga Porsche, Hyundai dhe investitorë më të vegjël

5 4