Zlatan Ibrahimovic është rikthyer te Kombëtarja e Suedisë dhe i ka sjell fat kësaj të fundit.

Verdhekaltërtit e kanë nisur mbarë kampanjën kualifikuese pasi kanë mposhtur Gjeorgjinë me rezultat minimal 1-0.


Ka qenë një ndeshje shumë interesante me shumë raste nga të dyja skuadrat, por që vetëm njëri nga to u konretizua.

ExWZP 5XEAMG4Wt scaled

Minuta e 35-të e ndeshjes ishte vendimtare për fitoren e vendasve.

Zlatan Ibrahimovic asistoi për Viktor Claesson i cili shënoi për 1-0.

Përkundër rasteve që patën dy skuadrat, gola më nuk pati dhe Suedia fitoi tri pikë të mëdha nga kjo përballje.

ExWbGBCXIAE lo9

Me këtë fitore, suedezët janë në krye të Grupit B me tri pikë, derisa Spanja e Greqia kanë nga një tjetër.

Ndeshjen e radhës suedezët do ta zhvillojnë në kryeqytetin kosovar Prishtinë, ku nikoqir i tyre është Përfaqësuesja e Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app