LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i potencial i Messit te Barcelona – deklarohet Laporta

Rikthimi i potencial i Messit te Barcelona – deklarohet Laporta
(Foto: Daily Mail)

Joan Laporta beson se Lionel Messi do ta mbajë gjithmonë Barcelonën në zemrën e tij dhe pranon se do ta dëshironte kthimin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë në Camp Nou.

Presidenti i Blaugranëve hodhi poshtë shanset që argjentinasi të ribashkohej me gjigantët katalunas, duke pretenduar se ai ka një kontratë me Paris Saint-Germainin, por pranoi lehtësisht se do të dëshironte që top golashënuesi i klubit të ‘rikthehej një ditë’.

Messi ka dhënë pëlqimin verbal për një zgjatje të kontratës me PSG-në pas heroizmave të tij në Kampionatin Botëror që rezultoi me triumfin e Argjentinës dhe fitimin e trofeut të vetëm që i mungonte në sirtar – atë të Kupës së Botës.


(Foto: Reuters)

“Lidhur me temën për Messin, ne nuk mund të gjenerojmë pritshmëri. Messi është lojtar i PSG-së dhe ka kontratë me ta”.

“Ai e ka fituar Kupën e Botës dhe Cules (nofkë për Barcelonën) janë shumë të lumtur. Ajo që nuk dua të bëj, është të nxis pritshmëri që në këtë çast është shumë e vështirë”.

“Për neve, ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, e kemi pasur këtu dhe jam i bindur se në zemrën e tij është një Cule dhe gjithmonë do të jetë i lidhur me Barcën”.

“Qoftë nëse kthehet ose jo si lojtar, tash për tash është te PSG dhe ne do të dëshironim shumë që të kthehej një ditë, por do të shohim”, ka thënë Laporta për Barca TV. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori