Erling Haaland sot është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe padyshim më i kërkuari nga skuadrat e mëdha.

Sulmuesi norvegjez iu bashkua Borussia Dortmundit nga Red Bull Salzburg në janar dhe ka vazhduar shkëlqimin edhe në Gjermani.


Haaland pëlqehet nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin, Juventusin e dy skuadrat nga Manchesteri, City e United.

19-vjeçari shpërtheu në kampionatin norvegjez me Molden, kur kjo skuadër po drejtohej nga trajneri aktual i United, Ole Gunnar Solskjaer.

2804080 57846617 1600 900

Kampionati norvegjez filloi me 11 mars, derisa deri më 23 qershor Haaland zhvilloi 13 ndeshje duke shënuar vetëm dy gola.

Talenti i madh filloi të kritikohej me të madhe, pasi kishin kaluar gjashtë ndeshje pa shënuar gol dhe në humbiste raste të pabesueshme.

Në javën e 15-të Molde po udhëtonte te lideri i kampionatit Brann, derisa Solskjaer kishte vendosur ta rikthente në formacionin bazë Haalandin, përkundër formës së tij të dobët.

2366493 49228637 1600 900

Haaland shkëlqeu duke shënuar katër gola të shpejtë për 17 minuta lojë (4’ 0-1, 13’ 0-2, 15’ 0-3 dhe 21’ 0-4), duke bërë që e gjithë Norvegjia të flas për të.

Që nga ajo ndeshja shtatlarti nuk u ndal duke shënuar dhe e përfundoi kampionatin me 12 gola e katër asistime duke u transferuar pastaj te Salzburg për tetë milionë euro.

1f19fe64 69e5 4362 ad51 7977c343438b

Më poshtë keni videon nga ndeshja që ishte pikë kthese për karrierën e Haalandit, i cili tani është i destinuar të lë gjurmë të mëdha në futbollin evropian. /Telegrafi/

telegrafi sport app