LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet zyrtarisht Ford Mustang Mach 1, mësohet se kur do të prezantohet

Rikthehet zyrtarisht Ford Mustang Mach 1, mësohet se kur do të prezantohet

Sipas dokumentit të rrjedhur, ky model do të rikthehet dhe do t’i ketë disa ndryshime

Brenda një kohe të shkurtër, Ford Mustang do të arrijë i ri dizajnuar, por prezantimi mund të shtyhet, si pasojë e mbylljeve të shumta shkaku i coronvirusit, transmeton Telegrafi.


Por, së bashku me gjeneratën e tetë të këtij modeli, Ford do ta rikthejë zyrtarisht edhe një version të ri, për të cilin nuk është se nuk kemi dëgjuar më herët.

Në bazë të dokumenteve të rrjedhura, është mësuar se do të lansohet gjatë vitit që vjen, por nuk është bërë e ditur data se kur do të ndodhë.

Dokumenti konfirmon lajmin që ka qarkulluar gjatë vitit të kaluar, se mund të arrijë ky variant së paku në nivelin bazë, ndërsa nuk bëhen të ditura specifikat, apo çmimi që do ta ketë.

Ka mundësi, që ky version të vjen si zëvendësi i Ford Mustang Bullitt, që ishte lansuar për të festuar 50 vjetorin e filmit Bullitt, ku rolin kryesor e kishte Steve McQueen. Gjithë ky ndryshim, mund të bëhet edhe për arsyen se studioja Warner Brothers, nuk lejon që pas këtij viti, ky version të quhet Bullitt.

Zëvendësimi konsiderohet të bëhet me rikthimin e Mach 1, që mund t’i ketë 20 kuaj fuqi më shumë se Mustang GT, si dhe dukje shumë më të mirë. /Telegrafi/