Këngëtarja Rezarta Shkurta muajin e kaluar ishte e ftuar në emisionin "Prive", ku rrëfeu të gjitha ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në jetën e saj, por nuk u prononcua shumë për rikthimin në muzikë.

Megjithatë, së fundmi ajo ka bërë të ditur se ka gati këngën e saj më të re, e cila pritet të publikohet këto ditë.


Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes publikimit të një fotografije në Instagram, ku shihet studioja ku po incizohet kënga e re.

Telegrafi mëson se kënga e re titullohet "Gjysma Ime". Muzika është realizuar nga Elgit Doda, teksti i shkruar nga Arben Duka, gjersa për orkestrimin është kujdesur Darko Dimitrov.

Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht, mirëpo mendohet se me këtë baladë, këngëtarja po e mendon pjesëmarrjen në edicionin e sivjetmë të festivalit "Kënga Magjike". /Telegrafi/