“Rikthehet rasti Ronaldo-Cragno” – Roofe ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme në kokë ndaj portierit Kolar
Portieri i Slavia Pragës, Ondrej Kolar ka përfunduar i gjakosur dhe me disa qepje serioze në kokë pasi u godit fortë dhe tmerrshëm nga lojtari i Rangers, Kemar Roofe.
Rangers nuk shfrytëzuan terrenin vendas pasi u mposhten 2-0 në shtëpi nga klubi çek dhe u eliminuan nga Liga e Evropës, me ndeshjen e parë që u mbyll 1-1.
Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Steven Gerrard ishte në lojë deri në mesin e pjesës së dytë dhe tentonte në çdo moment barazimit.
Por, një rast i tmerrshëm dhe karton i kuq ndryshoi gjithë sfidën dhe mysafirët më vonë shënuan edhe golin e dytë, të sigurisë dhe kualifikimit.
Ishte mesfushori Roofe, i cili në tentim për të arritur topin, ngriti këmbën lartë dhe goditi portierin Kolar në fytyrë.
https://twitter.com/sturfcno1/status/1372659867928961027
Roofe mori një karton të kuq të menjëhershëm, por Kolar mbeti me një dëmtim më të qëndrueshëm.
Portieri - i cili u zëvendësua menjëherë - ka dy prerje në fytyrë: një në faqe dhe një tjetër më të thellë në ballë.
Fotografitë e fytyrës së portierit dhe momenti i ndërhyrjes kanë ‘pushtuar’ rrjetet sociale tashmë.
https://twitter.com/AidanSellik/status/1372667879020187649
Ky rast po krahasohet me ndërhyrjen brutale të Cristiano Ronaldos ndaj portierit të Cagliarit, Alessio Cragno, në fundjavë.
Por, ylli i Juventusit u ndëshkua në atë ndeshje vetëm me të verdhë dhe ky vend lë shumë hapësira për diskutim mes tifozëve të futbollit. /Telegrafi/
https://twitter.com/19leeds19/status/1371228384991252480






























