LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet furnizimi me ujë për rreth 10 mijë konsumatorë të Pejës

Rikthehet furnizimi me ujë për rreth 10 mijë konsumatorë të Pejës

Pas një angazhimi 10 orësh të inxhinierëve, teknikëve dhe punonjësve të KRU ‘Hidrodrini’, është arritur që në ora 16:30 minuta, të rikthehet furnizimi me ujë në pjesën jugore të Pejës, që përfshinë bashkësitë Territoriale ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’, duke prekur rreth 10 mijë konsumatorë.

Sipas njoftimit për media sanimi ishte paraparë të përfundonte sot rreth orës 19:00, por falë përkushtimit të ekipeve të KRU ‘Hidrodrini’, është bërë i mundur rikthimi i furnizimit më herët.

Në njoftim thuhet se ndërprerja kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor në lagjen ‘Çamëria’ të qytetit, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit të hershëm.
KRU ‘Hidrodrini’ apelon tek konsumatorët që së paku gjatë dy orëve të ardhshme, (deri rreth orës 18:30 minuta), ujin, mos ta përdorin për pije, derisa sa të ripastrohet sistemi./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori