Modelja ruse, Ariana Lirey, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi u shfaq në videoklipin e Don Xhonit "Ike", përmes të cilit duket se ka konfirmuar edhe ribashkimin me reperin nga Drenica.


Ajo krejt në fund ka treguar se ka bërë edhe një tatuazh ku shkruan: "Mrs Isufi".

Screenshot 6 16 Foto: Screenshot/Instagram

"Jemi të lidhur përgjithmonë", ka qenë përshkrimi në një postim që ndau edhe në InstaStory.

Të njëjtit u ndanë në vitin që lamë pas me një përplasje të madhe në rrjete sociale.

Screenshot 8 15 Foto: Screenshot/YouTube

Ata hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit, duke përmendur arsyet për të cilat u ndanë.

Theksojmë që videoklipi i artistit shqiptar u realizua në Mal të Zi. /Telegrafi/